Irrigatori Oral - Pastrimi i dhëmbëve me ujë
Higjena orale dhe pastrimi i thellë
Higjena orale përkeqësohet menjëherë pas vizitës te dentisti pasi në kushtet e shtepisë, vetëm larja e dhëmbëve me furçë nuk mjafton!
Mbetjet ushqimore mes dhëmbëve, në hapësirat e paarritshme nga furca, fermentohen dhe kthehen shumë shpejt në gureza.
Problemet që shkaktojnë gurëzat:
- Gjakderdhje spontane apo kur lahen dhëmbët.
- Erë e keqe e gojës (alitosis)
- Tërheqja e mishrave të dhëmbëve
- Krijimi i xhepave mes dhëmbëve dhe mishrave
- Zbutja e mishrave të dhëmbëve
Kjo gjëndje nëse lihet e patrajtuar çon deri në humbjen e dhembit apo dhembeve sipas rastit! Gurëzat në rrenjen e dhembit, largojnë mishrat e dhëmbëve duke ekspozuar kështu pjesën më delikate ndaj faktorëve të jashtëm.
Gjithashtu, gurëzat janë burim bakteresh dhe nëse lihen të patrajtuar, shkaktojnë përkeqësimin e vazhdueshëm të gjendjes.
Fig.1 Në figurë tregohen gurëzat pranë mishrave të dhëmbëve para dhe pas pastrimit te dentisti.
Pastrimi efektiv i hapësirave midis dhëmbëve me ane te irrigatorit oral
Zgjidhja ideale do të ishte pastrimi i gurëzave në mënyrë të shpeshtë te dentisti, i cili do pastrojë gurezat ne rrëzë të dhëmbëve duke rikthyer kështu shëndetin për momentin.
Por në realitet, krijimi i gurëzave është një proces shumë i shpejtë, në vetëm 24 ore fillon procesi i krijimit te gurezave ne një zonë të pa arritshme nga furça dhe është pikërisht ky fenomen origjina e problemeve.
Fig.2 Në figurë tregohet funksioni i irrigatorit oral.
Proçesi është i thjeshtë, irrigatori oral gjeneron një presion uji shumë të madh në mënyrë pulsative. Duke e drejtuar majën e sprucatorit në linjën mes dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve behet një pastrim i shkëlqyer.
Ndihet menjëherë pastrimi dhe perdorimi është shumë i këndshëm. I gjithë procesi i pastrimi me irrigatorin oral zgjat vetëm 60 sekonda dhe rekomandohet 2 herë në ditë, mbas dreke dhe në darkë.
Fig.3 Në figurë shihen dhëmbët e patrajtuar.
Irrigatori oral është gjithashtu i domosdoshëm për të gjithë ata që kanë:
- Aparat ortodontal (drejtim dhëmbësh) - Aparatet ortodontale për drejtimin e dhëmebëve, në ditët e sotme, janë fikse. Kjo do të thotë se ata nuk mund të hiqen dhe pastrimi në pozicione të ndryshme bëhet i vështirë.
Irrigatori oral pastron lehtësisht në pozicionet ku furça nuk arrin dot lehtësisht. - Ura Dentale (për pastrim poshtë urës) - Urat janë gjithashtu të veshtira për t'u pastruar veçanërisht për të larguar mbetjet ushqimore që futen midis ures dhe mishrave të dhëmbëve.
Irrigatori oral bën një punë të shkëlqyer duke larguar me presion këto mbetje me lehtësi pa e hequr urën. - Implante Dentare (për mbarëvajtjen) - Implantet dentare kanë nevoje për një kujdes të veçantë për mbarëvajtjen e tyre. Për shkak se dhëmbi është porcelan, mishi nuk puthitet dot me ngjitje pas dhëmbit si në rastin kur dhëmbi është natyral.
Kjo shkakton xhep për depozitimin e mbetjeve ushqimore që duhet pastruar për të evituar inflamacionet dhe infeksionet.
Irrigatori oral e kryen lehtësisht këtë funksion duke garantuar mbarëvajtjen e implantit.
Irrigatori oral është zgjidhja e përkryer për pastrimin e thellë të hapësirave midis dhëmbëve
Irrigatorët tanë oral vijnë në forma të ndryshme, versionet portative janë me bateri të karikueshme dhe mund të merren me vehte në udhëtim apo kur jemi me pushime.
Ndersa ata statik punojnë me energji elektrike, kanë një depozitë uji më të madhe dhe janë më praktik për përdorime të shpeshta në kushtet e shtëpisë.
Për më shumë informacion, vizitoni dhe kanalin tonë në YouTube ku tregohen informacione të detajuara mbi perdorimin e pajisjeve, etj. Kanali Youtube