Pyetje & Pergjigje

Pyetja 1: Cfare eshte Irrigatori Oral?

Pergjigje: Irrigatori Oral eshte nje pajisje qe ben te mundur pastrimin e thelle inter-dental te dhembeve dhe mishrave te dhembeve aty ku nuk arrin furça!

Irrigatori Oral eshte nje pajisje standarte, blihet lirisht ne markete ose ne klinika dentare sipas rastit.

Parimi i punes bazohet ne krijimin e nje presioni te larte (apostafat) i cili sprucohet ne forme pulsative (~1200-1800 pulsime/min). Sprucimi eshte nje vije shume e holle uji i cili hyn lehtesisht ne hapesirat midis dhembeve dhe ben pastrim te thelle duke larguar mbetjet ushqimore te cilat nuk mund te largohen ndryshe.

Pyetja 2: Per cfare sherben?

Pergjigje: Ndergjegjesimi shendetesor i shoqerive ne te gjithe boten ka ekspozuar problemet me higjenen orale. Duke qene se larja vetem me furçe rezulton e pamjaftueshme, eshte pare si shkak i semundjeve te mishrave te dhembeve pamundesia e higjenes profesionale. Ketu vjen ne ndihme Irrigatori Oral, i cili, i perdorur ne kombinim me larjen me furçe, largon 99% te baktereve te gojes.

Ndryshe nga zgjidhje te tjera te cilat tentojne te maskojne problemin, Irrigatori Oral e lufton direkt shkaktarin e problemeve orale ose e thene ndryshe, largimi i mbetjeve ushqimore nuk lejon fermentimin e tyre dhe krijimin e ngarkesave bakteriale te cilat shkaktojne eren e keqe te gojes, gjakderdhje, terheqjen e mishrave te dhembeve, etj.

Pyetja 3: A eshte per mua Irrigatori Oral?

Pergjigje: Irrigatori Oral rekomandohet per te gjithe dhe nuk ka nevoje per rekomandim mjekesor, eshte nje pajisje qe blihet lirisht dhe perdoret ne shtepi apo ne ambjentin e punes. Ashtu si me cdo pajisje, nuk duhet ta perdorin femijet. Shkak per kete eshte se pajisja prodhon presion te larte pulsativ dhe mund ta drejtojne padashje ne sy e te demtohen. Duhen lexuar instruksionet shoqeruese.

Rekomandohet boterisht nga stomatologet si nje zgjidhje eficente dhe funksionale. Ne shoqerite perendimore eshte aksesor standart i tualetit ne shtepi.

Ne rastet kur personi ka ura, implante, kllef apo aparat ortodontik, Irrigatori Oral rekomandohet si i domosdoshem dhe si e vetmja zgjidhje qe garanton ecurine e rregullt te nderhyrjeve te siperpermendura.

Pyetja 4: Si perdoret?

Pergjigje: Cdo Irrigator Oral vjen me manualin e perdorimit dhe me nje manual te shpejte perdorimi ne Shqip. Manuali i plote i perdorimit ne Shqip mund te shkarkohet ne cdo moment ne faqen e Instruksioneve. Për cdo pyetje mbi perdorimin, jeni te lutur te na kontaktoni ne cdo moment. Parimi i thjeshte i punes, e ben pajisjen shume te lehte ne perdorim.

Rekomandohet te perdoret pas vakteve ushqimore dhe perpara larjes se dhembeve me furce, kohezgjatja e nje seance perdorimi zgjat rreth 60 sekonda dhe eshte shume e kenaqshme.

Pyetja 5: Sa kushton dhe si porositet?

Pergjigje: Irrigatoret tane oral jane te nje cilesie te larte dhe te certifikuar sipas standarteve CE, RoHS dhe FDA. Ata vijne me nje cmim te perballueshem dhe pas blerjes nuk ka nevoje per shpenzime te tjera pasi funksionon vetem me uje.

Per te pare listen e produkteve dhe cmimet perkatese, ju lutemi te vizitoni faqen e Produkteve, duke klikuar mbi njerin nga produktet mund te vendosni edhe porosine direkt online. Pasi te vendosni porosine, ajo do te perpunohet menjehere dhe dergesa do te behet me korrier. Ju do te kontaktoheni nga korrieri, ne numrin e telefonit te vendosur gjate porosise.

Pyetja 6: Po nese produkti nuk me pelqen?

Pergjigje: Jemi shume te sigurte ne produktet qe ofrojme dhe nuk kemi asnje ankese pasi te gjithe klientet tane jane shume te kenaqur me blerjen e tyre. Jemi aq te bindur saqe ju ofrojme mundesine ta ktheni brenda 3 ditesh, ju kthejme pagesen pa asnje diskutim te metejshem.

Pyetja 7: Si mund te kontaktojme?

Mund te kontaktoni ne adresen tone te e-mailit: [email protected] dhe numrin e telefonit: 068 330 2686.


Adresa: Rr. Petro Nini Luarasi, Tiranë.