Irrigatori Oral - Pastrimi i dhëmbëve me ujë



Higjena orale dhe pastrimi i thellë

Higjena orale përkeqësohet menjëherë pas vizitës te dentisti pasi në kushtet e shtepisë, vetëm larja e dhëmbëve me furçë nuk mjafton!

Mbetjet ushqimore mes dhëmbëve, në hapësirat e paarritshme nga furca, fermentohen dhe kthehen shumë shpejt në gureza.

Problemet që shkaktojnë gurëzat

  • Gjakderdhje spontane apo kur lahen dhëmbët.
  • Erë e keqe e gojës (alitosis)
  • Tërheqja e mishrave të dhëmbëve
  • Krijimi i xhepave mes dhëmbëve dhe mishrave
  • Zbutja e mishrave të dhëmbëve

Kjo gjëndje nëse lihet e patrajtuar çon deri në humbjen e dhembit apo dhembeve sipas rastit! Gurëzat në rrenjen e dhembit, largojnë mishrat e dhëmbëve duke ekspozuar kështu pjesën më delikate ndaj faktorëve të jashtëm.

Gjithashtu, gurëzat janë burim bakteresh dhe nëse lihen të patrajtuar, shkaktojnë përkeqësimin e vazhdueshëm të gjendjes.

Gurezat prane mishrave te dhembve
Fig.1 Në figurë tregohen gurëzat pranë mishrave të dhëmbëve para dhe pas pastrimit te dentisti.



Pastrimi efektiv i hapësirave midis dhëmbëve me ane te irrigatorit oral

Zgjidhja ideale do të ishte pastrimi i gurëzave në mënyrë të shpeshtë te dentisti, i cili do pastrojë gurezat ne rrëzë të dhëmbëve duke rikthyer kështu shëndetin për momentin.

Por në realitet, krijimi i gurëzave është një proces shumë i shpejtë, në vetëm 24 ore fillon procesi i krijimit te gurezave ne një zonë të pa arritshme nga furça dhe është pikërisht ky fenomen origjina e problemeve.

Irrigatori Oral
Fig.2 Në figurë tregohet funksioni i irrigatorit oral.

Proçesi është i thjeshtë, irrigatori oral gjeneron një presion uji shumë të madh në mënyrë pulsative. Duke e drejtuar majën e sprucatorit në linjën mes dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve behet një pastrim i shkëlqyer.

Ndihet menjëherë pastrimi dhe perdorimi është shumë i këndshëm. I gjithë procesi i pastrimi me irrigatorin oral zgjat vetëm 60 sekonda dhe rekomandohet 2 herë në ditë, mbas dreke dhe në darkë.

Dhembet e patrajtuara
Fig.3 Në figurë shihen dhëmbët e patrajtuar.



Irrigatori oral është gjithashtu i domosdoshem për të gjithë ata që kanë:

  • Aparat ortodontal (drejtim dhëmbësh) - Aparatet ortodontale per drejtimin e dhemebeve, ne ditet e sotme, jane fikse. Kjo do te thote se ata nuk mund te hiqen dhe pastrimi ne pozicione te ndryshme behet i veshtire. Irrigatori oral pastron lehtessht ne pozicionet ku furça nuk arrin dot lehtësisht.
  • Ura Dentale (për pastrim poshtë urës) - Urat jane gjithashtu te veshtira per t'u pastruar veçanerisht per te larguar mbetjet ushqimore qe futen midis ures dhe mishrave te dhembeve. Irrigatori oral ben nje pune te shkelqyer duke larguar me presion keto mbetje me lehtesi pa e hequr uren.
  • Implante Dentare (për mbarëvajtjen) - Implantet dentare kane nevoje per nje kujdes te veçant per mbarëvajtjen e tyre. Per shkak se dhembieshte porcelan, mishi nuk puthitet me ngjitje pas dhembit si ne rastin e dhembit natyral, kjo shkakton xhep per depozitimin e mbetjeve ushqimore qe duhet pastruar per te evituar inflamacionet dhe infeksionet. Irrigatori oral e kryen lehtesisht kete funksion duke garantuar mbarëvajtjen e implantit.



Irrigatori oral është zgjidhja e përkryer për pastrimin e thellë të hapësirave midis dhëmbëve

Irrigatoret tane oral vijnë në forma të ndryshme, versionet portative janë me bateri të karikueshme dhe mund të merren me vete në udhëtim apo kur jemi me pushime.

Ndersa ata statik punojnë me energji elektrike, kanë një depozitë uji më të madhe dhe janë më praktik për perdorime të shpeshta në kushtet e shtëpisë.

Për më shumë informacion, vizitoni dhe kanalin tone në Youtube ku tregohen informacione të detajuara mbi perdorimin e pajisjeve, etj. Kanali Youtube